75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 03 Mars 2022 / OSH

Zelensky: 16 mijë vullnetarë të huaj të gatshëm për të luftuar për Kievin

Gjashtëmbëdhjetë mijë vullnetarët e parë të huaj janë gati të luftojnë në Ukrainë, së bashku me trupat e Kievit kundër atyre ruse që kanë pushtuar vendin.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij në një video.

Zelensky u kishte bërë thirrje të huajve që t’i bashkohen rezistencës ndaj forcave të Moskës, duke u siguruar atyre një regjim pa viza.

Një njësi e veçantë e të huajve u formua në vend, Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.