Zelensky akuzon Rusinë për kidnapimin e kryetarit të Melitopolit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për rrëmbimin e kryetarit të qytetit të Melitopolit, teksa veprimet ruse i barazoi me veprimet e siç i quajti ai, terroristëve të ISIS-it.
Zelensky tha se Rusia po përpiqet që të likuidojë fizikisht përfaqësues të autoriteteve të ligjshme të Ukrainës.
“Ata kanë kaluar në një fazë të re terrori, në të cilën ata përpiqen të likuidojnë fizikisht përfaqësues të autoriteteve të ligjshme lokale të Ukrainës”, është shprehur Zelensky.
Në një video të postuar nga nënkryetari i zyrës presidenciale në Ukrainë, Kirill Timoshenko, shiheshin një grup njerëzish të armatosur teksa e kapnin kryetarin e Melitopolit, Ivan Federovo.
Luhanksu është rajon që kontrollohet nga Moska, ku popullsia e tij e ka shpallur vetën si të pavarur nga Ukraina.
Ndërsa, në lidhje me ngjarjen, zyra e prokurorit të Luhanskut, ka thënë se kundër kryetarit të komunës së Melitopolit ka çështje penale, i cili akuzohet për veprimtari terroriste dhe financim të milicisë nacionaliste “Right Sector” për kryerjen e krimeve terroriste kundër civilëve të Donbasit.