Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është ende i mundur

Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, kanë folur përpara samitit të sotëm në Bruksel.
I pyetur nga gazetarët nëse një armëpushim ishte i mundur, udhëheqësi ukrainas tha: “Një armëpushim është ende i mundur, sigurisht, dhe të gjithë ne kemi nevojë për një armëpushim. Por ne kemi nevojë për më shumë presion mbi Rusinë”.
Costa foli kryesisht për të mirëpritur Zelenskyy-n në samit dhe riafirmoi mbështetjen e Evropës për Ukrainën.
Zelenskyy tha se paketa e re e sanksioneve evropiane ishte “shumë e rëndësishme” dhe se nevojitej më shumë presion mbi Putinin për të ndaluar luftën.