75 Mall Live Search
10:47 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / MSH

Zelensky arrin në Londër

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në “Downing Street”, ku është pritur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Takimi vjen përpara bisedimeve të shumëpritura midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, në Alaska, shkruan BBC-i.

Zelensky dhe Starmer ka të ngjarë të diskutojnë luftën e vazhdueshme në Ukrainë – të shkaktuar nga pushtimi në shkallë të plotë i Putinit në vitin 2022 dhe si t’i japin fund luftimeve.