Zelensky arrin në Mar-a-Lago, Trump ia shtrëngon dorën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është në Florida, për bisedime me Donald Trumpin, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.
Dyshja do të diskutojë një version të përditësuar të një plani paqeje prej 20 pikash të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.
“Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, thotë Zelensky, duke shtuar se Rusia ka nisur mijëra sulme këtë javë.
Përpara takimit, Trump ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe e përshkruajti telefonatën si “shumë produktive”.

