75 Mall Live Search
22:38 / E Enjte, 15 Maj 2025 / Burim

Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kujtojmë se nesër, Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian.

Ky takim i rëndësishëm që do të ketë vëmendjen e gjithë Europës, zhvillohet për herë të gjashtë në Tiranë.