75 Mall Live Search
19:41 / E Premte, 17 Tetor 2025 / MSH

Zelensky arrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pret te dera

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Atë e priti të dera presidneit amerikan, Donald Trump, i cili i shtrëngoi dorën, shkruan IndeksOnline.

Takimi vjen në përpjekjet për të gjetur zgjidhje për luftën në Ukrainë.

Siç raportojnë mediat amerikane, Trump është i vendosur për t’i dhënë fund kësaj lufte.

“Ja ku është! Oh, shikoje!” u shpreh Trump kur pa Zelenskyn.

Takimi zyrtar dhe diskutimet pritet të fillojnë pas pak.