75 Mall Live Search
22:31 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / F.R

Zelensky bën sërish thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur për atë që ai beson se duhet bërë për t’iu kundërvënë sulmit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.

Që nga fillimi i pushtimit të saj pothuajse katër vjet më parë, Rusia ka kryer sulme ndaj sektorit të energjisë së Ukrainës, duke synuar infrastrukturën e ngrohjes dhe moralin e popullsisë civile.

Përgjigja kryesore, sipas Volodymyr Zelenskyt, do të ishin më shumë sanksione.

Ai tha në një deklaratë sot: “Presioni ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm dhe çdo dobësim brenda formateve ekzistuese të presionit vetëm sa e inkurajon Putinin të zgjasë luftën, të shkaktojë më shumë dëme në vendin tonë, popullin tonë dhe të tjerët në mbarë botën”, shkruan SkyNews.