17:37 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / S Z

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E informova për situatën në fushëbetejë

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Teksa e ka cilësuar Edi Ramën një “mik të madh të Ukrainës”, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky shkruan se ka folur për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.

Zelensky shkruan se e ka informuar Ramën për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit. Ndërkaq shton se e ka falënderuar për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të Paqes.

I telefonova kryeministrit Edi Rama, një miku të mirë të Ukrainës lidhur samitin e ardhshëm të Paqes dhe falenderova kryeministrin që konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë atje. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky