75 Mall Live Search
17:25 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / OSH

Zelensky dekoron ushtarakët special të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dekoruar me çmime shtetërore ushtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë Operacional të Policisë Kombëtare ukrainase.

Kjo njësi, është e thirrur për t’iu përgjigjur situatave emergjente dhe për të kryer detyra komplekse, siç është rasti i luftës që po zhvillohet në territorin e tyre.

I pari i Ukrainës ka falënderuar ushtarakët për pjesëmarrjen në kundërvënien ndaj pushtimit rus, ku luftimet atje kanë hyrë në javën e katërt që nga 24 shkurti.

Ndërsa, organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se më shumë se 800 civilë kanë vdekur që nga fillimi i luftës, por shtojnë se ky numër realisht është shumë më i lartë sesa shifrat zyrtare.

OKB thotë se më shumë se 3.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë.