Zelensky: Delegacionet amerikane dhe ukrainase do të takohen këtë fundjavë

Një delegacion ukrainas do të zhvillojë një sërë takimesh me aleatët e saj amerikanë këtë fundjavë për të zhvilluar një plan bazë për garancitë e sigurisë.
Volodymyr Zelensky njoftoi takimin, pasi u takua me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg.
Në fokus të bisedimeve ishte situata e luftës në Ukrainë. Më herët presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin. Takime që u pasuan me një tjetër tryezë, ku këtë herë ishin edhe liderë europianë dhe presidenti Volodymir Zelensky. Fokusi i të cilave ishte arritja e një marrëveshje për paqen.