08:42 / E Hënë, 29 Prill 2024 / mp

Zelensky: Ende jemi duke pritur për furnizimet që na janë premtuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është ende duke pritur për furnizimet e premtuara nga aleatët e saj, duke bërë thirrje për nxitim.

Zelensky gjithashtu u ka bërë thirrje aleatëve që të nxitojnë në dërgimin e tyre furnizimeve, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ne presim që ato mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës në interes të Ukrainës”, është shprehur tutje presidenti ukrainas.