75 Mall Live Search
22:07 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Zelensky falënderon Trumpin: Amerika është në krah të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se “Amerika është në krah të Ukrainës”.

Mesazhi i tij, në të cilin falënderoi Donald Trump për mbështetjen, u shoqërua me një fotografi ku shihen të dy me bashkëshortet e tyre, Olena Zelenska dhe Melania Trump, duke qëndruar krah për krah.

Ky reagim vjen vetëm disa ditë pasi Trump, në një ndryshim të madh qëndrimi, deklaroi se beson se Ukraina mund ta fitojë luftën dhe të rimarrë gjithë territorin e pushtuar nga Rusia.

Ai shtoi se Moska ka “luftuar pa qëllim” për tre vjet e gjysmë.