75 Mall Live Search
11:59 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Zelensky fton Musk për vizitë në Ukrainë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ftuar gjigandin e kompanisë SpaceX, Elon Musk, për vizitë në Ukrainë, pasi të përfundojë lufta.

Gjatë një bisede mes tyre, Musk u shpreh optimist për të vizituar Ukrainën pas luftës.

Musk i ka dërguar Ukrainës një kamion me terminale interneti Starlink, të cilat lidhen me shërbimin satelitor të kompanisë së tij dhe është zotuar se do të dërgojë më shumë ndihma këtë javë.

Ndihma e Musk ka ardhur pas sulmeve ruse në telekomunikim në Ukrainë.