75 Mall Live Search
12:45 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Zelensky: Humbjet e ushtrisë ruse, më të mëdha në dekada

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sapo ka publikuar një video-adresim të ri drejtuar qytetarëve të tij.

Zelensky thotë se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada, duke pretenduar se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tashmë janë të paaftë për të luftuar.

Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.

Zelensky gjithashtu thotë se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.