Zelensky i gatshëm të bisedojë me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka thënë mediave polake se është gati të flasë me Vladimir Putinin, pavarësisht mizorive ruse në Bucha, Mariupol dhe vende të tjera.
Zelensky thotë se dëshiron të takojë presidentin Putin sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka” në Rusi, shkruan BBC.
Ai tha gjithashtu se rreziku i prishjes së dialogut është i lartë, për shkak të veprimeve të Rusisë në zonat e pushtuara të Ukrainës.
“Pas Buchas dhe Mariupolit njerëzit thjesht duan t’i vrasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë”, tha Zelensky.
Ai vazhdoi duke thënë se qendron me njerëzit e tij “me zemër dhe shpirt”, por, nëse ka një shans të vetëm, duhet të flasin.