09:23 / E Premte, 20 Janar 2023 / B O

Zelensky i kërkon tanke Gjermanisë: Nëse keni tanke ‘Leopard’, atëherë na i jepni!

Volodymr Zelensky i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Gjermanisë për t’i siguruar Ukrainës tanke.

Kjo thirrje e tij është bërë përpara takimeve në mes të aleatëve perëndimorë që pritet të mbahen në Gjermani.

“Nëse keni tanke ‘Leopard’, atëherë na i jepni. Ato tanke nuk do t’i dërgojmë në Rusi. Ne po mbrojmë veten”, ka thënë Zelensky në një intervistë për televizionin publik gjerman.

Zyrtarët e mbrojtjes nga më shumë se 50 vende do të takohen në bazën ajrore “Ramstein” në Gjermani, një ditë pasi SHBA-ja dhe disa vende evropiane u zotuan për më shumë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të shmangë çdo mësymje të mëtejshme ruse./Indeksonline/