75 Mall Live Search
22:18 / E Premte, 17 Tetor 2025 / F.R

Zelensky i ofron dronë SHBA-së: Në këmbim, na jepni raketa Tomahawk

Volodymyr Zelensky sugjeron se Ukraina mund t’i ofrojë SHBA-së “mijëra dronë” nëse Uashingtoni i lejon asaj të përdorë raketat Tomahawk.

“Kjo është arsyeja pse mund të punojmë së bashku, ku mund të forcojmë prodhimin amerikan”, thotë ai.

“Ne kemi një propozim të madh me dronët tanë,” shtoi presidenti ukrainas.

Trumpit i është pyetur nëse kjo marrëveshje është diçka për të cilën ai do të ishte i interesuar.

“Po, do të ishim. Ne kemi shumë dronë tani. Ne i ndërtojmë vetë dronët tanë, por blejmë edhe dronë nga të tjerët, dhe ata [Ukraina] prodhojnë dronë shumë të mirë.”, deklaroi presidenti amerikan.