10:04 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Zelensky jep mesazhin e fuqishëm: Po na kryen punë armatimi i përëndimit, viktimat ruse veç po rriten

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tashmë i sheh sistemet e armëve perëndimore si një përforcim të fuqishëm për ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Ai ka deklaruar se viktimat e pushtuesit rus po rriten me të madhe.

“Me artileri të saktë, Ukraina po shkatërron depo dhe objektiva të tjerë që janë të rëndësishëm për logjistikën ruse. Dhe kjo zvogëlon ndjeshëm potencialin sulmues të ushtrisë ruse. Viktimat e pushtuesve do të shtohen çdo javë”, tha Zelensky.

E enjtja shënon ditën e 134-të të luftës në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit./Indeksonline/