Zelensky: Kam frikë se do të lodhet Amerika…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se ka frikë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të humbasin interesin për të organizuar një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin irlandez Michael Martin në Dublin, Zelenski tha se ishte optimist për përpjekjet e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.
“Pati pak optimizëm në fjalët e mia për shkak të shpejtësisë së negociatave dhe interesit nga pala amerikane. Kjo tregoi se Amerika nuk po tërhiqet nga asnjë dialog diplomatik dhe kjo është mirë”, tha ai.
Por kur u pyet nëse ishte i shqetësuar se mos SHBA-të do të humbisnin interesin në procesin e negociatave, Zelensky pranoi se i frikësohej kësaj mundësie. “Po, kam frikë. Nëse ndonjë nga aleatët tanë lodhet…” tha ai, duke shtuar se qëllimi i Rusisë ishte të “tërheqte interesin amerikan nga kjo situatë”.
Zelensky tha gjithashtu se pret reagime nga negociatorët amerikanë pasi i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner të takohen me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Moskë. Presidenti ukrainas tha se është gati të takohet përsëri me Presidentin Donald Trump, por se takimi varet nga suksesi i bisedimeve në Moskë./Indeksonline/

