10:39 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / S Z

Zelensky: Kemi plotësuar kriteret për nisje të bisedimeve për pranim në BE

Ukraina ka plotësuar të gjitha kriteret që të mund të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian për pranim.

Është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që e ka thënë këtë, duke shpresuar që procesi të fillojë pas takimeve në Bruksel, raporton The Telegraph.

“Besoj se uniteti do të triumfojë në takimet e Këshillit Evropian dhe Bashkimit Evropian dhe do të konfirmohet prapë fuqia dhe liderishpi”, është shprehur ai.

Ky deklarim i Zelenskyt vjen në prag të nisjes së samitit të Këshillit Evropian ku anëtarët do të votojnë nëse do të nisin negociatat për anëtarësimin e Kievit.

Për këtë duhet votim unanim, derisa Hungaria ka thënë se do të përdorë veto ngase për ta Ukraina nuk është gati për këtë.