75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / B XH

Zelensky komenton incidentin me dron gjatë fluturimit të tij për në Irlandë

Luftës mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po i shihet fundi. Kohëve të fundit janë shpeshtuar sulmet mes këtyre dy vendeve përmes dornëve.

I kërcëntuar nga dornët është ndjerë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

 Ai ka komentuar incidentin që përfshinte dronë të paidentifikuar, pranë rrugës së fluturimit të aeroplanit të tij natën e mbërritjes së tij në Irlandë.

“Lidhur me vizitën time në Irlandë dhe dronët. Irlanda e ka konfirmuar vërtet këtë histori me dronët. Do të ketë një hetim, me të vërtetë kishte dronë”, tha presidenti ukrainas.

Lidhur me deklaratën e [kancelarit gjerman Friedrich Merz se Zelensky duhet të jetë i kujdesshëm.

“Ne po tregohemi sa më të kujdesshëm të jetë e mundur, por mendoj se sektori ynë i sigurisë duhet të mendojë për këtë dhe të merret me të. Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar; ne tashmë jemi mësuar të jetojmë në rrethana të tilla”.

Mediat raportuan më parë se katër dronë të paidentifikuar po fluturonin drejt rrugës së fluturimit të aeroplanit të Zelensky ndërsa ai ulej në Aeroportin e Dublinit.

Të njëjtat dronë thuhet se spiunuan gjithashtu anijen detare irlandeze LÉ Ëilliam Butler Yeats, e cila ishte vendosur fshehurazi pranë Dublinit.Të premten, Taoiseach (kryeministri irlandez) Micheál Martin tha se ishte informuar për incidentin.