75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 17 Mars 2022 / B O

Zelensky lidhet live me parlamentin gjerman, të gjithë ngritën në këmbë dhe duartrokisin

Presidenti i Ukrainës, Zelensky është lidhur live në një konferencë në parlamentin gjerman. Të gjithë në këmbë dhe me duartrokitje, deputetët gjermanë e pritën me ovacione lidhjen e Zelenskyt.

Pasi përmendi Martin Luther Kingun dhe 11 shtatorin në fjalimin e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Volodymyr Zelensky përdor imazhin e “murit” në fjalimin e tij drejtuar Bundestagut gjerman.

“Ka një mur në mes të Evropës dhe ai mur ndan lirinë nga mungesa e lirisë”, u shpreh ai në fjalimin drejtuar Bundestagut gjerman.

Zelensky i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton” dhe i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz që të shembet “muri” kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë./Indeksonline/