75 Mall Live Search
20:24 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / AR

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Joe Biden

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë përpara takimit të tij me Joe Biden. 

Presidenti i SHBA dhe Zonja e Parë Jill Biden takuan Zelensky kur ai mbërriti.

Dyshja, të cilët nuk e kanë parë njëri-tjetrin personalisht që kur Rusia sulmoi Ukrainën, shtrënguan duart përpara se të hynin në ndërtesë.

Ndërsa shumë liderë të tjerë perëndimorë kanë vizituar presidentin ukrainas në Kiev, zoti Biden nuk e ka vizituar për shkak të shqetësimeve të sigurisë.