75 Mall Live Search
22:55 / E Premte, 15 Gusht 2025 / MSH

Zelensky mirëpret bisedimet në Alaskë, ka një porosi për Putinin

Ndërsa Donald Trump dhe Vladmir Putin nisën takimin në Alaska më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Rusisë “t’i japë fund luftës që e ka nisur vet”.

Udhëheqësi ukrainas thotë se takimi i dyshes “është i nevojshëm”, por përsërit se edhe Kievi duhet të përfshihet në negociata për të siguruar që të merren vendime efektive, shkruan BBC.

Zelensky nuk u ftua të merrte pjesë në takimin e sotëm në Anchorage.

“Nevojiten garanci sigurie. Nevojitet paqe e qëndrueshme.

Të gjithë i dinë objektivat kryesore. Dua të falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë për të arritur rezultate reale”, u shpreh Zelensky.