Zelensky ndan fotografitë e shkatërrimit të vendit: Çdo kriminel rus duhet të sillet para drejtësisë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë në llogarinë e tij në Telegram disa fotografi që shfaqin shkatërrimin e vendit.
“Hetimi për krimet e kryera nga ushtria ruse kundër popullit tonë është duke u zhvilluar. Pozicioni i Ukrainës është absolutisht i qartë – çdo kriminel rus duhet të sillet dhe do të sillet para drejtësisë. Kushdo që të jenë dhe kudo që të fshihen, ne do t’i gjejmë të gjithë dhe do t’i bëjmë të mbajnë përgjegjësi” ka shkruar Zelensky.
Fotografitë e shkrepura nga fotografë ukrainas dhe të huaj shfaqin një Ukrainë të dërrmuar dhe të dëmtuar jashtëzakonisht shumë.








