Zelensky njofton një sulm të rëndë rus në Ukrainë, ka shumë viktima

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se qyteti i Poltava u godit nga dy raketa balistike dhe se të paktën 41 persona u vranë, ndërsa të paktën 180 u plagosën.
Sipas raportimeve të para, raketat Iskander kanë goditur një institucion arsimor dhe një institucion mjekësor, ndërsa është shkatërruar pjesërisht edhe ndërtesa e Institutit Ushtarak të Komunikimeve.
Presidenti i Ukrainës përsëriti thirrjet e tij për më shumë furnizime të mbrojtjes ajrore perëndimore dhe u kërkoi aleatëve të lejojnë përdorimin e armëve të tyre me rreze të gjatë për të goditur më thellë territorin rus për të mbrojtur Ukrainën.
“Ne vazhdojmë t’u themi të gjithëve në botë që kanë fuqinë për të ndaluar këtë terror – sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketat nevojiten në Ukrainë, jo në ndonjë depo. Sulmet me rreze të gjatë që mund të na mbrojnë nga terrori rus nevojiten tani, jo pak kohë. Më vonë, për fat të keq, çdo ditë vonesë do të thotë humbje jete”, tha ai./Indeksonline/