Zelensky: Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që vendi i tij të krijojë diplomaci “përmbajtësore” për t’i dhënë fund kësaj lufte.
Në një postim në X, ai thotë se hapa të tjerë drejt paqes do të “vijnë së shpejti” dhe se “ukrainasit duan më shumë paqen sepse lufta shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne humbasim njerëzit tanë”.
Ai shton: “Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë për mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes.
“Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar ai, raporton BBC.
I had a productive conversation with our Baltic friends – President of Lithuania @GitanasNauseda, President of Latvia @edgarsrinkevics, and Prime Minister of Estonia @KristenMichalPM.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 3, 2025
I informed them about yesterday’s summit in London. Together, we must prepare a plan of actions… pic.twitter.com/mvu33pcmMa