07:37 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / L K

Zelensky për rebelimin e Wagner: Tregoi dobësinë e Putinit

Volodymyr Zelenskyy ka folur me Joe Biden për ngjarjet dramatike të djeshme.

Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër ,gjatë së cilës trupat nga Grupi Wagner u drejtuan për në Moskë,  kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin.

Në një deklaratë, Zelenskyy bëri thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë.

Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes, me theks në armët me rreze të gjatë./abcnews.al/