23:54 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / MSH

Zelensky: Presidenca e Moskës në OKB është një dështim institucional

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se presidenca e Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që fillon sot tregon “dështim të plotë të institucioneve të tilla”.

“Nuk ka asnjë formë të tillë terrori që nuk është kryer ende nga Rusia. Terroristët duhet të humbasin, duhet të mbahen përgjegjës për terrorin dhe të mos kryesojnë askund”, u shpreh Zelensky.

Më 30 mars, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e quajti presidencën ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “një shaka të keqe”. “Bota nuk mund të jetë një vend i sigurt me Rusinë në Këshillin e Sigurimit,” tha ai.