Zelensky: Pushtuesit e dobët duan të na privojnë nga jeta

Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video mesazhi ka thënë se e drejta e jetës është për të gjithë.
Siç thotë ai, kjo është pikërisht arsyeja për të cilin po luftojnë, transmeton Indeksonline.
“Nëse bota lihet mënjanë, ajo do të humbasë veten. Përgjithmonë. Sepse ka vlera të pakushtëzuara. Njësoj për të gjithë. Para së gjithash, kjo është jeta. E drejta e jetës për të gjithë. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ne po luftojmë në Ukrainë. Pikërisht këtë duan të na privojnë këta pushtues të dobët. Kjo është ajo që bota duhet të mbrojë”, thotë ai.
Pushimi i Ukrainës nga Rusia sot ka hyrë në ditën e 13-të./Indeksonline/