75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 21 Tetor 2022 / B O

Zelensky: Rusia e ka minuar këtë zonë, kjo është katastrofë historike!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për minimin e një dige në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson.

“Sipas informacioneve tona, njësitë dhe diga e hidrocentralit Kakhovka janë minuar nga terroristët rusë”, tha Zelenskiy në video-mesazhin e tij të përditshëm të enjten në mbrëmje.

Nëse diga do të shkatërrohej, “Kanali i Krimesë Veriore thjesht do të zhdukej”, paralajmëroi kreu i shtetit ukrainas. Kjo do të ishte “një katastrofë historike”.

Diga e hidrocentralit Kakhovka ndodhet në lumin Dnipro në rajonin Kherson, i cili aktualisht kontrollohet nga trupat ruse. /Indeksonline/