Zelensky: Rusia po përpiqet të ndalojë takimin për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po bën gjithçka që mundet për të ndaluar takimin me Vladimir Putinin, që synon t’i japë fund luftës.
Sipas presidentit ukrainas qëllimi i Putinin është vetëm të fitojë kohë dhe jo të negociojë për t’i dhënë fund luftës.
Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përpjekur t’i bashkojë të dy udhëheqësit, por në një deklaratë të dhënë më herët këtë të premte ai tha se marrëdhënia mes dy liderëve “është si vaji me uthullën dhe nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”.
Pas një jave intensive diplomacie, në të cilën Trump takoi fillimisht Putinin në Alaska dhe më pas Zelenskyn me udhëheqësit evropianë në Uashington, presidenti amerikan tha se lufta në Ukrainë po rezultonte të ishte më e vështira që ai ishte përpjekur të ndalonte.