Zelensky: Situata ushtarake në Kharkiv, jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se situata ushtarake në rajonin verilindor të Kharkivit ishte “jashtëzakonisht e vështirë”, por ende “nën kontroll”.
Kjo deklaratë erdhi pas një takimi me shefat e tij ushtarakë pranë vijës së frontit.
“Situata në rajonin e Kharkiv është përgjithësisht nën kontroll dhe ushtarët tanë po i shkaktojnë humbje të konsiderueshme okupatorit. Megjithatë, zona mbetet jashtëzakonisht e vështirë”, tha ai.
Qyteti i Kharkivit ndodhet rreth 30 kilometra larg nga kufiri rus.