75 Mall Live Search
22:04 / E Enjte, 07 Mars 2024 / L K

Zelensky të premten në Turqi, takim me presidentin Erdogan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë të premten në Turqi për bisedime me homologun e tij, Recep Tayipp Erdogan.

“Të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe”, tha Presidenca turke.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave, shkruan Sky News./abcnews.al/

Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës.

Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta ringjallë marrëveshjen.