75 Mall Live Search
14:05 / E Diele, 06 Mars 2022 / LB

Zelensky thotë se rusët kanë shkatërruar aeroportin Vinnytsia, tregon cili qytet tjetër do të goditet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia.

Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 160 milje në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev, shkruan Skynews.

Poashtu në një adresim tjetër përmes një video Zelenskiy ka thënë se forcat ruse po përgatiten ta bombardojnë Odesan, një qytet historik port në bregun e Detit të Zi, raporton The Guardian.

“Ata po përgatiten tëa bombardojnë Odesën. Odessa!” tha ai.