75 Mall Live Search
14:51 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / LB

Zelensky tregon se në cilin vend do të takohen delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka pranuar që të bisedojë me zyrtarët rus rreth çështjes së luftimeve.

Ai tha se në vendi se ku do të mbahet takimi është në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, përkatësisht në zonën e lumit Pripay.

“Rezultati i bisedës me Lukashenko: Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai tha se udhëheqësi bjellorus mori përgjegjësinë se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin e Bjellorusisë do të qëndrojnë në tokë.