Zelensky: Trump ka forcë për ta detyruar Rusinë që të bëjë paqe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg në Uashington , përpara takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe presidenti Trump e ka atë forcë”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale duke falënderuar Kellogg për takimin.
Sipas tij, Ukraina është “e gatshme të vazhdojë të punojë me përpjekje maksimale për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar siguri të besueshme.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet në mënyrë që paqja të vijë vërtet”, tha ai.
Takimi me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë vjen pas samitit që Trump mbajti me Putinin në Alaskë, i cili duket se solli pak ose aspak rezultate, por shqetësoi Kievin dhe aleatët e tij mbi atë që kritikët e panë si një rikthim të Trumpit drejt pozicionit të Kremlinit për përfundimin e konfliktit, i cili u shndërrua në luftë të shkallës së plotë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtit të vitit 2022.