Zelensky – udhëheqësve botërorë: Nëse s’na jepni aeroplanë, atëherë dëshironi që edhe ne të vritemi

Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky ka përshkruar shkatërrimin total të aeroportit civil në qytetin e Vinnytsia.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai gjithashtu përsëriti lutjen e tij drejtuar udhëheqësve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi, raporton BBC.
“Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë”, thotë ai.
“Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni aeroplanë që të jemi në gjendje të mbrohemi, mund të ketë vetëm një përfundim: Ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë”.
Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Siç argumentojnë ata, do të shkaktonte një konflikt më të gjerë me Rusinë./Indeksonline/