75 Mall Live Search
13:56 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / B XH

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Presidenti i Ukrainls, Volodymyr Zelensky përpara bisedimeve me të dërguarit e ShBA-së në Berlin, tha se Ukraina po heq dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me NATO-n në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë si një kompromis për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Zelensky tha se garancitë e sigurisë nga SHBA-të, Evropa dhe partnerë të tjerë në vend të anëtarësimit në NATO ishin një kompromis nga ana e Ukrainës.

“Që nga fillimi, dëshira e Ukrainës ishte të bashkohej me NATO-n, këto janë garanci reale sigurie. Disa partnerë nga SHBA-ja dhe Evropa nuk e mbështetën këtë drejtim”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një grup në WhatsApp, shkruan Indexhr, transmeton Klankosova.

“Prandaj, sot, garancitë dypalëshe të sigurisë midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, garancitë e ngjashme me Nenin 5 për ne nga Shtetet e Bashkuara dhe garancitë e sigurisë nga kolegët evropianë, si dhe nga vende të tjera si Kanadaja dhe Japonia, janë një mundësi për të parandaluar një pushtim tjetër rus”, tha Zelensky.

Zelensky më parë bëri thirrje për një paqe “dinjitoze” dhe siguri se Rusia nuk do ta sulmonte përsëri Ukrainën, ndërsa përgatitej të takohej me të dërguarit e SHBA-së dhe aleatët evropianë në Berlin për t’i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.