75 Mall Live Search
08:11 / E Hënë, 30 Maj 2022 / MSH

Zelensky vesh jelekun antiplumb, viziton Kharkivin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar trupat në rajonin e Kharkivit, në vijën e frontit lindor të shkatërruar të vendit.

Ky ishte udhëtimi i tij i parë zyrtar jashtë rajonit të Kievit, që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Ai u fotografua në një jelek antiplumb duke vëzhguar rrënojat në qytet.

“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj” u tha presidenti ukrainas ushtarëve. 

Më vonë, ai shkarkoi shefin e sigurimit lokal për “mosmbrojtje” të qytetit, shkruan BBC.

Rusia ka rifilluar bombardimin e Kharkiv it, i cili është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Ky rifillim bombardimesh vije pas dy javësh qetësie.

Kharkivi u përball me bombardime intensive në fillim të luftës, me shkatërrim vendbanimesh e vdekje të civilëve.