75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / L K

Zelensky “zbut” qëndrimet ndaj Trumpit: Jemi gati 24/7!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Ukraina është e gatshme të punojë shpejt për të arritur një marrëveshje të fortë investimi dhe sigurie me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se një takim me të dërguarin amerikan Keith Kellogg rikthen shpresën për sukses.

Ai ka thënë se janë të gatshëm 24/7 për një takim të ri që do të rezultonte me marrëveshje.

“Gjeneral Kellogg, një takim që rikthen shpresën. Ne kemi nevojë për marrëveshje të forta që do të funksionojnë vërtet. Na kam udhëzuar që të punojmë shpejt dhe në mënyrë shumë, shumë të barabartë. Detajet e marrëveshjes janë të rëndësishme. Sa më mirë të përpunohen detajet, aq më i mirë është rezultati”, tha Zelensky.

“Presidenti Trump është shumë i zemëruar me Presidentin Zelensky” ka thënë Rubio./Indeksonline/