Zelenskyy: Rusia të ndalojë bombardimet përpara bisedimeve për armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve të Ukrainës përpara se të fillojnë bisedimet kuptimplota për një armëpushim, transmeton IndeksOnline.
Zelenskyy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcën ajrore ruse, duke argumentuar se kjo ishte një masë parandaluese dhe nuk synonte të tërhiqte aleancën në luftë me Rusinë./IndeksOnline/