Zemaj takon përfaqësuesen ushtarake të SHBA-së në NATO, i shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me përfaqësuesjen Ushtarake të SHBA-së në NATO Vice ADMIRAL.U.S Navv, Shoshana S. Chatfield.
Zemaj ka thënë se në këtë takim ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për të gjitha proceset për paqën, lirinë dhe shtetndertimin e Republikës së Kosovës dhe për të ardhmën tonë euroatlantike.
“Po ashtu respekt dhe nderim për të gjithë pjestarët e forcave të SHBA-ve që shërbejnë dhe kanë shërbyer për 25 vite në kuadër të KFOR-it dhe NALT-it në vendin tonë, si dhe për kontributin e tyre të parezervë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar zemaj në Facebook.
Postimi i plotë i Zemajt:
Sot ishte nder i veçantë pritja dhe takimi i përzemërt në Misionin e Përhershëm të SHBA-ve në NATO, respektivisht Përfaqësinë Ushtarake të SHBA-ve në Komitetin Ushtarak të NATO-s, nga Përfaqësuesja Ushtarake Vice ADMIRAL.U.S Navv, Shoshana S. Chatfield.
Shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për të gjitha proceset për paqën, lirinë dhe shtetndertimin e Republikës së Kosovës dhe për të ardhmën tonë euroatlantike.
Po ashtu respekt dhe nderim për të gjithë pjestarët e forcave të SHBA-ve që shërbejnë dhe kanë shërbyer për 25 vite në kuadër të KFOR-it dhe NALT-it në vendin tonë, si dhe për kontributin e tyre të parezervë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Jashtëzakonisht ndjehëm i nderuar edhe për pranimin e sotëm të Medalionit të Nderit nga Përfaqësuesja Ushtarake Vice ADMIRAL.U.S Navv, Shoshana S. Chatfield.