75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 28 Mars 2024 / MSH

Zemaj akuzon qeverinë për “hajni” me ilaçe: Keni me dalë para ligjit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka mbajtur një fjalim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka folur për disa “dallavere” me tenderë për ilaçe.

Sipas tij, posa e dërgoi kërkesën, filloi të pranonte telefonata nga disa ndërmjetësues.

Zemaj i ka quajtur të poshtër ata që manipulojnë me tenderë të barnave.

“O njerëz të poshtër, mos më çoni mesazhe. Keni me dalë para ligjit. Qofshi në partinë time, apo partitë e tjera. Keni vjedhë me barna, do të dilni para drejtësisë”, tha ai.