Zemaj bën homazhe në Reçak bashkë me degën e LDK-së në Shtime

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me bashkëpartiakët e tij nga dega e LDK-së në Shtime, ka bërë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut, me rastin e 23 vjetorit të masakrës.
“Ky akt i tmerrshëm dhe gjenocidar i okupatorit e mobilizoi komunitetin ndërkombëtar. Masakra e Reçakut ishte edhe fillimi i fundit i politikës së gjenocidit në vendin tonë, ngase nuk vonoi shumë dhe u organizua Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje” ka shkruar Zemaj në facebook, pas homazheve.
Ai ka thënë se ky akt i tmerrshëm e mobilizoi komunitetin ndërkombëtar.
“Mirëpo, okupatori serb politikën e gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë nuk e ndalonte assesi, me ç’rast ndodhi edhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s për t’i dhënë fund krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe për të ndaluar krizën e madhe humanitare” shtoi Zemaj.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Me rastin e 23 vjetorit të masakrës së Reçakut, sot, bashkë me struktura të Degës së LDK-së në Shtimje dhe Kryesisë Qendrore të LDK-së, bëmë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së 42 civilëve që u masakruan nga forcat serbe vetëm se ishin shqiptarë.
Ky akt i tmerrshëm dhe gjenocidar i okupatorit e mobilizoi komunitetin ndërkombëtar. Masakra e Reçakut ishte edhe fillimi i fundit i politikës së gjenocidit në vendin tonë, ngase nuk vonoi shumë dhe u organizua Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje.
Mirëpo, okupatori serb politikën e gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë nuk e ndalonte assesi, me ç’rast ndodhi edhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s për t’i dhënë fund krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe për të ndaluar krizën e madhe humanitare.
Lavdi për të rënët!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!