75 Mall Live Search
17:41 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Zemaj bën thirrje për vaksinim: Rekordi i zi po tejkalohet për çdo ditë

Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Zemaj ka bëtë thirrje që të bëhët vaksinimi i popullatës dhe se sipas tij rekorde të zeza po tejkalohen çdo ditë.

“Rekordi i zi po tejkalohet për çdo ditë. Njëjtë ndodhi edhe sot. Pra, sot edhe më keq 2.279 raste të reja me COVID-19 dhe 8 të vdekur. Ky është një lajm i keq, i cili na prek të gjithëve pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti i LDK-së u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur jetën gjatë luftës me koronavirus dhe i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve, derisa ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.