Zemaj del nga seanca, Mimoza Kusari-Lila: Mos ka dalë të luajë rolin e kryepolicit?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka filluar në mënyrë të ashpër fjalimin e saj në seancën e sotme ku po diskutohet për situatën e krijuar nga COVID-19.
Deputetja filloi të pyes se ku është ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe se pse e liroi seancën.
Ajo tha se mos ndoshta Zemaj doli sërish në terren që të luajë rolin e ‘kryepolicit’ kur po afrohet ora policore.
“Ju ka bë merak me e lu rolin e Kryepolicit, shpesh herë edhe të ministrit të Brendshëm e të Drejtësisë, veç atë të Shëndetësisë nuk po e bën Zemaj”, tha ajo.