75 Mall Live Search
21:01 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj “dha alarmin”, regjistrohen dy intervenime, një në Gjakovë, tjetra në Junik

Dy ditët e fundit në vendin tonë, dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19, por kjo  duket se nuk po i ndalon ahengjet e planifikuara.

Policia e Kosovës, sonte ka arritur të ndalojë dy ahengje njërën në Junik e tjetrën në Gjakovë, në të cilat kishte mbi 30 persona, pjesëmarrës.

Pas informacioneve të marra nga Qendra Operative e Ministrisë së Shëndetësisë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës, derisa ka dalë në vendin e ngjarjes.

Për në polici janë shoqëruar pronaret e lokaleve, si dhe organizatoret e ahengjeve.

Vlen të përmendim faktin, se këto intervenime janë bërë pasi ministri Zemaj dha alarmin se do të ketë shtrëngim masash, nëse numri i të infektuarve vazhdon të shënojë rritje. /IndeksOnline/