75 Mall Live Search
16:46 / E Martë, 31 Tetor 2023 / MSH

Zemaj dhe Ruge flasin për çështjen e sigurisë dhe marrëdhëniet Kosovë-NATO

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, Boris Ruge.

Zemaj dhe Ruge biseduan për sukseset e deritanishme dhe avancimin e marrëdhënieve Kosovë-NATO.

Përgjatë takimit u bisedua edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere.

“Po ashtu në këtë takim të frytshëm pune, kemi percjellë edhe njeheherë mesazhin tonë se Republika e Kosovës është partner i deshmuar dhe shumëdimensional, i vendosur fuqimisht në të ardhmen euroatlantike, që përmes përkushtimit të vazhdueshëm ka kontribuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin edhe përtej kufijve të rajonit” ka thënë Zemaj në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot në NATO jam pritur në një takim pune nga ana e Nd.Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politika të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge (ASG- Secretary General for Political Affairs and Security Policy).

Me nd.Sekretarin e Përgjithshëm të PASP-NATO, ambasadorin Ruge, i cili është një njohës i mirë dhe me kontribut të veçantë në procese të ndryshme të vendit tonë dhe të rajonit që nga pozitat paraprake në NATO dhe në KFOR, biseduam për sukseset e deritanishme si dhe për avancimin e marrëdhënieve tona të shkelqyera me NATO-n dhe misionet e saja në Kosovë, NALT dhe KFOR-in të cilëve ju jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

Duke marrë parasysh rolin domethënës të tij në strukturat e larta drejtuese në NATO, po ashtu biseduam për aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, të cilat janë edhe çështjet kryesore që mbulohën nga PASP-i në NATO, gjithnjë me vëmendje të veçantë edhe çështjet rajonale dhe sigurinë, si dhe marrëdhëniet me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendet partnere.

Po ashtu në këtë takim të frytshëm pune, kemi percjellë edhe njeheherë mesazhin tonë se Republika e Kosovës është partner i deshmuar dhe shumëdimensional, i vendosur fuqimisht në të ardhmen euroatlantike, që përmes përkushtimit të vazhdueshëm ka kontribuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin edhe përtej kufijve të rajonit.